“Më nuk e pyes Prishtinën por Bashkimin Evropian: Deri kur do ta tolerojë bllokadën e njëanshme që e dëmton ekonominë dhe qytetarët? Si është e mundur që atij askush nga Prishtina tash e disa ditë të mos i paraqitet?
Prishtina ka kaluar ët gjithë kufijtë dhe ka hyrë në zonën e kuqe të sjelljes së papranueshme”, ka deklaruar të mërkurën Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe lidhur me reciprocitetin që Kosova ka vendosur për kamionët me naftë e gaz nga Serbia.
Për shkak të këtij reciprociteti, ankohet Gjuriq, shkruan sot gazeta e Beogradit “Novosti”, tash e shtatë ditë asnjë kamion nga Serbia që bart naftë e gaz nuk ka hyrë në Kosovë, transmeton Koha.net.
Si rrjedhojë e këtyre masave, kompanitë serbe, gjatë ditës humbin 70 mijë dollarë.
“Ne nuk kemi penguar kamionët nga Prishtina. Tregimi për masat reciproke janë është imagjinatë, e nuk do të presim heshtas për të na u shkelur interesat tona. I ftojmë edhe në herë ta zgjidhin problemin që vetë e kanë krijuar për të gjithë ne”, ka kërcënuar Gjuriq.
Nënkryetari i Qeverisë serbe Rasim Lajiq ka shfaqur shpresën se me ndërmjetësim të BE-së kjo çështje do të zgjidhet deri në fund të javës.
Slavko Simiq, kryetar Listës serbe në Kuvendin e Kosovës, thotë se pasojat e bllokadës së krijuar i vuajnë kompanitë që merren me shitjen e prodhimeve të naftës dhe kjo nuk është dashur të thellohet e të politizohet, por ka qenë e domosdoshme që të gjithë të jenë të arsyeshëm për t’u zgjidhur sa më shpejt problemi.
“Nuk është në interes të askujt zhvillimi i luftës ekonomike. Qeveria serbe nuk ka vendosur masa reciproke, por ajo udhëhiqet me parimin që çdo gjë të zgjidhet me dialog”, ka thënë Simiq.















