Një biznesmen grek në Patra është arrestuar nga Policia greke, pasi ka shantazhuar dhe kërcënuar me jetë një konkurrent të tijin. Policia greke thotë se biznesmeni grek, 42-vjeçar, ka përdorur një 38-vjeçar shqiptar për t’i zhvatur 5 mijë euro biznesmenit tjetër. Viktima ka njoftuar Policinë dhe kur shqiptari ka shkuar t’i marrë paratë biznesmenit rival, është arrestuar. Më herët ishte arrestuar edhe biznesmeni që e kishte dërguar, shkruajnë mediat greke.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














