Parku i qytetit të Prishtinës është ndër hapësirat e pakta gjelbëruese ku qytetarët shkojnë për t’i ikur zhurmës. Lisat e mëdhenj dhe ulëset e vendosura ofrojnë qetësi dhe ajër të pastër për secilin që shkon aty.
Por, Komuna e Prishtinës mendon se nuk ka sa duhet hije dhe karrige andaj i ka dhënë leje një qytetari për vendosjen e çadrave dhe tavolinave që të operoj si kafene sezonale.
Pos tavolinave në rrugë është vendosur edhe kiosku.
Tashmë në Parkun e qytetit operojnë edhe dy kafene, por ato janë të vendosura në qoshe të Parkut.
Lajmi.net ka kërkuar përgjigje nga Komuna e Prishtinës lidhur me atë se mbi cilën Rregullore është mbështetur kur ka lëshuar leje për operim të biznesit në rrugë të Parkut dhe sa është pagesa mujore. Komuna nuk ka dashur të përgjigjet.



























