Ky është postimi i plotë i Vishajt në Facebook:
Nuk e kemi për herë të parë këtë “sihariq”, shumë herë u goditet nga ata që as edhe një sekondë të vetëm nuk punuan për vendin e tyre.
I kuptojmë ato kukuvajka që i pengon vepra jote dhe gjejnë lloj-lloj formash për të shpifur. Atyre u themi se Davidi nuk iu fsheh mijëra forcave armike, nuk ju fsheh kurrë drejtësisë, as Ai e as Heroi i gjallë i luftës sonë, Ramush Haradinaj.
A harruat që këta të dy me këto montazhe i goditët së pari. A harruat se këta dy burra së pari vet shkuan para drejtësisë. A harruat o mjeranë se si dridheshit nga inati që këta u kthyen triumfalisht nga verdiktet e drejtësisë. O miopë nuk kthehet mbrapa historia…juve ju mbuloftë turpi…a me ne ecën përgjithmonë krenaria për Davidin e UÇK-së dikur, e zërin e Kombit të vet tani…ju vajtoni…se nuk keni tjetër punë o mjeranë!






















