Bashkësia Islame e Kosovës sivjet të gjitha paratë që i ka grumbulluar për therjen e kurbaneve i ka shpenzuar në shtetin e Hungarise.
Kjo, pasi brenda BIK-ut është vendosur që therja e mijëra kurbaneve të bëhet në shtetin e Hungarisë, për shkak të pasigurisë për të bërë therjen e kurbaneve në Kosovë pas përhapjes në vend të sëmundjes gungore të lëkurës te gjedhet ose ndryshe e njohur si Lumpy Skin Disease (LSD).
Lajmi është bërë i ditur nga burime brenda BIK-ut, të cilat thonë se arsyeja e therjes së kurbaneve në Hungari ndërlidhet pikërisht me sëmundjen e kafshëve. “Atje është gjetur një thertore e specializuar dhe aty është bërë therja e kurbaneve”, thotë burimi i gazetës pa dashur që emri t’i përmendet në gazetë.






















