Sipas një komunikate të BIK-ut, sulmet ndaj misioneve diplomatike janë të papranueshme, ndërsa sulmi ndaj konsullatës së Turqisë është veprim që për qëllim ka cenimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy popujve.
“Atakimi i misioneve diplomatike është veprim i papranueshëm, ndërsa atakimi i misionit diplomatik të një vendi mik siç është Turqia, është veprim që për qëllim ka cenimin e marrëdhënieve dhe raporteve vëllazërore që kanë dy vendet e dy popujt”.
“Aktet dhe veprimet e tilla qyqare do të mbesin të izoluara dhe të dënuara, e si të tilla nuk do të arrijnë që të prekin marrëdhënia dhe raportet tona të shkëlqyera e vëllazërore. Te Turqia ne shohim një aleate, mbështetëse e përkrahëse të kauzës sonë shtetërore”, thuhet në komunikatën e BIK-ut.
Bashkësia Islame ka dënuar edhe heqjen e flamurit turk, “tanimë është e ditur dhe e dëshmuar se komuniteti turk është pjesë integrale e shtetësisë së Kosovës, ndërsa Turqia shtet mik i yni. Nuk është në traditën tonë që të përdhosim simbolet e miqve tanë”.





















