Parlamenti kroat ka votuar ndaj kryeministrit Tihomir Oreshkoviç dhe qeverinë e tij me votë besimi, mirëpo, deputetët nuk i dhanë besimin qeverisë kroate, të njohur si “Koalicioni Patriotik”.
Në qoftë se kabineti i ri nuk formohet brenda 30 ditëve, presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme, shkruan Reuters.
Në këtë vendim votuan 125 deputet, 15 prej të cilëve ishin kundër, ndërsa dy të tjerë abstenuan.
Megjithatë, kryeministri kroat në fjalimin e tij ka thënë se arsyeja për prishjen e qeverisë së tij është bërë për shkak të mbrojtjes së interesave kombëtare.















