Shumë shpejt Rinasi mund të mos e ketë më ekskluzivitetin e fluturimeve në Shqipëri duke i hapur rrugë liberalizimit të tregut ajror dhe hapjes njëkohësisht të aeroporteve të Kuksit dhe atyre në Jug të vendit. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka thënë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, gjatë diskutimeve për pr/ligji për turizmin, se brenda 2 muajve do të hiqet ekskluziviteti i fluturimeve. Pak ditë më parë, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto duke fulor në 10 vjetorin e TIA-s u shpreh shumë optimist se së shpejti do të arrihet një marrëveshje që ekskluziviteti mbi qiellin e Shqipërisë të hapet duke ofruar më shumë shërbime për qytetarët shqiptarë. Deri më tani si pasojë e detyrimit kontratual për të përdorur një aeroport të vetëm biletat e fluturimeve për qytetarët shqiptarë ishin shumë më të shtrenjta se ato të vendeve të rajonit. Një masë e tillë pritet të afrojë drejt Shqipërisë edhe kompanitë Low costs që aplikojnë tarifa shumë më të ulëta.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...