Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris u bë gruaja e parë që mori kompetenca të plota presidenciale, ndërsa Joe Biden iu nënshtrua një kontrolli të rregullt shëndetësor.
Presidenti Biden ia transferoi pushtetin zonjës Harris për rreth 85 minuta, ndërsa ai u vu nën anestezi për një kolonoskopi rutinë të premten në mëngjes.
Ekzaminimi mjekësor ishte i pari i Biden si president dhe u bë në prag të ditëlindjes së tij të 79-të. Harris mori përkohësisht kontrollin e ushtrisë amerikane dhe çelësat e armëve bërthamore.
“Ajo i kreu detyrat e saj nga zyra e vet në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë”, thanë zyrtarët.
Harris, 57 vjeçe është gruaja e parë dhe e para me ngjyrë dhe amerikano-aziatike që zgjidhet zëvendëspresidente e SHBA. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se transferimi i përkohshëm i pushteteve në rrethana të tilla nuk ishte i pashembullt dhe se ishte pjesë e procesit të përcaktuar në Kushtetutën e SHBA.
“Siç ishte rasti kur Presidenti George Ë Bush kishte të njëjtën procedurë në 2002 dhe 2007”, tha ajo në një deklaratë.
Më vonë të premten, zëdhënësja Psaki shkroi në Tëitter se zoti Biden ishte në “gjendje shpirtërore të mirë” në Qendrën Mjekësore Ëalter Reed në Maryland dhe kishte rifilluar detyrat e tij që nga ora 11:35 me kohën lokale.
“Ai do të qëndrojë te Ëalter Reed ndërsa përfundon pjesën tjetër të kontrolleve rutinore”, shtoi ajo.
Biden, presidenti më i vjetër i SHBA-së që ka marrë detyrën, ka kryer ekzaminimin e tij të fundit të plotë mjekësor në dhjetor 2019. Në atë kohë, mjeku i tij lëshoi një raport mjekësor duke e përshkruar atë si “të shëndetshëm, energjik” dhe “të aftë për të kryer me sukses detyrat e presidencës”.
Kontrolli më i fundit shëndetësor i presidentit erdhi në ditën kur Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi aktin e tij historik 1.9 trilion dollarë. Paketa gjithëpërfshirëse e shpenzimeve sociale dhe klimës konsiderohet si një shtyllë kryesore e agjendës së Biden.



















