Revista Time shpalli të premten Presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe Nënpresidenten e zgjedhur Kamala Harris si Njerëzit e Vitit.
Kryeredaktori i revistës prestigjioze, Edward Felsenthal tha se zoti Biden dhe zonjaHarris u nderuan me motivacionin për “ndryshimin e historisë amerikane, duke treguarse forca e ndjeshmërisë është më e madhe se furia e ndasive, duke paraqitur një vizionrimëkëmbjeje në një botë në dhimbje”.
Zoti Felsenthal vë në dukje se “çdo President i zgjedhur që nga Franklin Delano Roosevelt, ka qenë të paktën një herë gjatë mandatit të tij përzgjedhur si Njeriu i Vitit, prej të cilëve mbi 10 gjatë një viti zgjedhjesh presidenciale. Kjo është hera e parë që kemipërfshirë një nënpresidente”.
Kandidatë të tjerë për titullin e Njeriut të Vitit të revistës Time ishin Presidenti Donald Trump; punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e parë të frontit dhe Dr. Anthony Fauci; si edhe lëvizja për drejtësi racore. Time e shpalli zotin Trump Njeriun e Vitit nëvitin 2016, kur ai fitoi presidencën, duke shkruar se ai kishte “transformuar udhëheqjene të dy partive kryesore politike dhe në mënyrë efektive kishte zhvendosur drejtiminpolitik të rendit ndërkombëtar”.
Po të enjten, revista Time shpalli grupin muzikor korean BTS, si Artistët e Vitit dhe ylline Los Angeles Lakers, basketbollistin LeBron James si Sportistin e Vitit.



















