“Vlen të ceket se, themelimi i Task-Forcës është propozim i MKRS-së të cilën Qeveria e ka miratuar më 1 qershor të këtij viti dhe përbëhet nga përfaqësuesit e: Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – kryesues; Presidencës; Kryeministrisë; Komisionit për punë të jashtme të Parlamentit të Republikës të Kosovës; Ministrisë të Punëve të Jashtme; Ministrisë së Integrimeve; Ekspertë sipas nevojës; dhe Përfaqësues të shoqërisë civile”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, IFLA, e themeluar në Edinburg me 30 shtator 1927, ka selinë në Hagë të Holandës dhe njëherësh është organi kryesor ndërkombëtar që përfaqëson interesat e bibliotekave dhe shërbimeve të informatave ashtu sikurse të përdoruesve të tyre. Është zëri global dhe më me prestigjioz i profesionit të bibliotekës.






















