Eshte pritur prej shume kohesh, per nje vendim te tille, i cili vetëm sa ka hapur shtegun per nje beteje ligjore, per te gjithë ata qe kane përfituar shtetësinë britanike “ne baze te mashtrimit” siç konsiderohet nga Ministria e Brendshme. Deri me tani eshte nje numër i konsiderueshëm mergimtaresh shqiptare qe po vuajnë pasojat e këtij vendimi, pasi u eshte marre pasaporta britanike dhe çështja e tyre eshte ne pritje, “pending”.
Lajmi eshte dhene nga avokati shqiptar ne Britani Naim Hasani i cili thekson;
“Çeshtja e Heqjes se Shtetesise Britani kalon testin e pare ligjor shume te rendesishem pasi me 27 Shkurt 2017, Gjykata Supreme ne Mbreterine e Bashkuar ka miratuar lejen per te apeluar kunder vendimit te Sekretares Britanike te Shtetit per Punet e Brendshme per heqjen e shtetesise Britanike qe eshte perfituar nepermjet mashtrimit”
Sipas avokatit shqiptar, “Seanca e plote gjyqesore dhe perfundimtare do te zhvillohet nga fundi i vitit 2017 apo fillimi i vitit 2018 dhe vendimi perfundimtar i Gjykatës Supreme pritet te jepet nga pranvera e vitit te ardhshëm”.
Ai e konsideron kete si nje lajm te mire per shqiptarët te cilët kane pritur per disa vite qe çeshtja e heqjes se shtetesise Britanike te kete nje zgjidhje perfundimtare. Te gjitha çeshtjet e tjera qe janë ne pritje ne Home Office, Gjykaten e Larte dhe Gjykaten e Apelit do te vazhdojne te jene te pezulluara deri ne vendimin perfundimtar te Gjykatës Supreme.






















