• Latest
  • Trending
  • All

Beteja Clinton-Trump rihap plagët e vjetra të Ballkanit

04/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Beteja Clinton-Trump rihap plagët e vjetra të Ballkanit

04/08/2016
in Lajme

“Ai është ndryshe dhe do ta ndryshojë Amerikën,” thotë 24-vjeçari Goran, një serb i Bosnjës, mbështetës i kandidatit republikan në SHBA, Donald Trump.

Por punëtori i karburantit në Banja Luka, qyteti kryesor i entitetit serb të Bosnjës, Republika Srpska, nuk mendon se Trump do të jetë pasardhës i Barack Obamës.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Nuk mendoj se do ta lejojnë të fitojë… mendoj se këto zgjedhje janë vendosur tashmë dhe do të fitohen nga Hillary [Clinton],” shton ai.

Siç tregojnë edhe fjalët e Goranit, ndërsa Clinton dhe Trump po luftojnë të fitojnë votues në SHBA, secili ka mbështetës të fortë dhe të palëkundur në Ballkan.

Në Serbi, Klubi i Mbështetësve të Trump ka një faqe në Facebook me mijëra ndjekës që janë të informuar çdo ditë për deklaratat më të fundit të Trump mbi migrantët e paligjshëm, terrorizmin, myslimanët dhe Rusinë.

Ndërkohë, mijëra shqiptarë kanë shprehur mbështetjen verbale për Clinton në llogaritë në Facebook dhe Twitter quajtur “Shqiptarët për Hillary Clinton”.

Atje, shpërndahen aktivitetet e saj dhe mesazhet e fushatës bashkë me video të mbështetjes së mëparshme të Clinton për shqiptarët.

Gara presidenciale amerikane ka ekspozuar sërish diferencat e thella etnike dhe politike që mbeten të pranishme në Ballkan që nga konfliktet e viteve 1990.

Dhe ashtu si në ato kohët e dhunës, kufijtë e betejës janë përcaktuar në mënyrë të qartë. Ndërsa Bosnja, Shqipëria dhe Kosova favorizojnë Clinton, rajonet e dominuar nga serbët, përfshirë edhe Serbinë, Malin e Zi dhe Republikën Srpska kanë mbështetje të madhe për Trump.

Shpjegimi është i thjeshtë: Serbët e shohin Clinton si vazhdimin politik të bashkëshortit të saj, ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, i cili është një hero për myslimanët në Bosnjë dhe në Kosovë, prej angazhimit të fuqisë ushtarake të SHBA në anën e tyre gjatë mandatit të tij.

Nga ana tjetër, shumë serbë – ndërsa nuk e pëlqejnë kandidaten Hillary për shkak të trashëgimisë së bashkëshortit të saj – admirojnë deklaratat e ashpra të Trump për myslimanët, si dhe komentet e tij të ngrohta për aleatin historik të Serbisë, Rusinë dhe presidentin e saj, Vladimir Putin.

Bashkë me faqen e mbështetësve në Facebook për kandidatin republikan për president, serbët Trump-ofilë mund të kenë akses edhe në një uebsajt, serbsfortrump.com.

“Donlad Trump është mik i serbëve dhe ne e mbështesim në kandidimin për president të ardhshëm të SHBA,” shkruan në të.

Në janar, lideri ultra-nacionalist i Partisë Radikale Serb, Vojisllav Sheshel filloi të mbështeste publikisht Trump, bazuar në antipatinë e tij për myslimanët.

Trump ka bërë thirrje për një ndalim total të emigracionit të myslimanëve në SHBA dhe është angazhuar së fundmi në një luftë mediatike me familjen e kapitenit mysliman të ushtrisë amerikane Humayun Khan i cili vdiq gjatë luftimeve në Irak në vitin 2004.

Shesheli, i cili u shpall i pafajshëm për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në luftërat ballkanike nga ICTY, ka bërë komente të ashpra anti-myslimane në shumë raste.

“U bëj thirrje vëllezërve serbë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të mbështetin fuqishëm kandidatin e Partisë Republikane Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”, ka shkruar në Twitter Sheshel më 3 janar.

Një mbështetës më i fundit i Trump në Serbi është lider i partisë Serbia e Bashkuar, deputeti dhe kryetari i komunës së Jagodinës, Dragan Markoviç “Palma”. Më 8 korrik, ai gjithashtu u bëri thirrje serbëve në SHBA të votojnë për Trump.

Sociologu dhe analisti politik me qendër në Beograd, Stefan Aleksiç thotë se, duke mbështetur Trump, shumë serbë po “tregojnë pakënaqësinë e tyre” me politikën e jashtme amerikane në të kaluarën, që sipas mendimit të tyre favorizon myslimanët dhe ndëshkon serbët.

“Por pyetja është jo vetëm përse Trump është popullor në Serbi, por përse Trump është popullarizuar në vetvete? Duket se popullariteti i Trump bazohet në aftësinë e tij për ta paraqitur veten si politikan anti-establishment (edhe pse nuk është) – dhe si dikë që shfaq një pakënaqësi të madhe ndaj këtij establishmenti”, tha për BIRN Aleksiç.

“Publiku serb mbështet Trump, sepse ai duket si një alternativë ndaj një sistemi global që konsiderohet si i padrejtë, jodemokratik dhe që ka tjetërsuar jetën e njerëzve të zakonshëm,” shtoi Aleksiç, duke paralajmëruar se Trump nuk mund të jetë alternativa që shumë njerëz imagjinojnë se është.

Situata është e ngjashme në Malin e Zi, ku disa portale lokale kanë vënë thirrje që serbët në Amerikë të votojnë për Trump, dhe ku disa faqe ofrojnë ato që sipas tyre janë provë se Trump është mik i serbëve.

Uebsajti In4s.net, me ndikim të gjerë te serbët në Mal të Zi, së fundmi vendosi një “Votoni për Trump” në faqen e vet, që të çon në faqen zyrtare të fushatës Trump.

Më 19 korrik, redaksia e kësaj faqeje interneti dërgoi një letër të hapur ndaj ambasadës amerikane në Podgoricë, duke mbështetur kandidaturën e Trump dhe duke theksuar se “shihnin te ai një luftë të sinqertë për të korrigjuar gabimet e të shkuarës”.

Lëvizja për Ndryshime – pjesë e aleancës më të fortë të opozitës në Mal të Zi, Fronti Demokratik – mbështeti gjithashtu Trumpin në qershor, duke cituar “kritikat e tij të ashpra dhe argumentuese ndaj politikës amerikane për Ballkanin Perëndimor”.

Disa parti të vogla pro-serbe kanë thënë gjithashtu se mbështesin Trump “si mik i serbëve”.

Ndërsa shumë serbë boshnjakë mbështesin kandidatin republikan, pak kanë njohuri për specifikat e platformës së tij zgjedhore.

“Nuk më pëlqen ajo [Clinton]. Unë kurrë nuk do të votoja kurrë për të dhe nuk e kuptoj pse dikush do ta bënte këtë”, tha Veselin, një punonjës i zyrës postare në pension. “Burri i saj Bill, kur ishte president bëri shumë gjëra të këqija për serbët, si këtu dhe në Kosovë. Ajo vetëm sa ka për të vazhduar në gjurmët e tij”.

“Mendoj se ai [Trump] është i ndershëm dhe nuk ka frikë të flasë,” tha Veselin për BIRN, duke shtuar se republikani i kujtonte atij liderin e partisë radikale serbe, Sheshelin.

“Nuk do ta quaja mbështetje për Trump, por më tepër simpati për një person që është kundër Hillary Clinton,” tha për BIRN analisti politik me bazë në Banja Luka, Srdjan Puhalo.

“Disa gjëra që Trump thotë në lidhje me NATO-n dhe Rusinë, të cilat janë në kundërshtim të dukshëm me politikën e jashtme amerikane, tingëllojnë interesante për serbët,” vuri në dukje Puhalo, duke shtuar se është interesante që serbët tradicionalisht kanë mbështetur politikanë të krahut të djathtë në SHBA.

Myslimanët e Ballkanit mbështetin Hillary

Myslimanët në Shqipëri, Bosnje ose Kosovë mbajnë qëndrime të kundërta. Për shumicën e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, Trump nuk është opsion.

Shumë shqiptarë mbështesin me entuziazëm Clinton nga mirënjohja për ndërhyrjen ushtarake të bashkëshortit të saj, Bill Clinton, ndërhyrje që i dha fund sundimit serb në Kosovë në vitin 1999.

Disa rrugë në Shqipëri dhe Kosovë kanë marrë emrin e ish-presidentit të SHBA-ve për nder të ndërhyrjes së tij në Kosovë dhe ka gjithashtu disa statuja që e nderojnë atë.

Në prill, mijëra shqiptarë amerikanë u mblodhën në Bronks në Nju Jork në një ngjarje të organizuar nga Bill Clinton për të treguar mbështetjen e tyre për bashkëshorten e tij përpara se të zhvillohej raundi i përzgjedhjes së parë.

Disa ditë më vonë, kryeministri shqiptar Edi Rama nxiti debat pasi deklaroi publikisht se ishte kundër Trump.

“Zoti na ruajt nëse Trump zgjidhet president i SHBA, sepse kjo do të shkaktonte dëme të mëdha në Amerikë dhe natyrisht, do të ishte një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”, ka thënë Rama.

Në intervistën e tij për të përjavshmen STAV në Sarajevë në mars, Eldin Elezoviç, nga Kongresi i Boshnjakëve të Amerikës së Veriut, tha se në zgjedhjet e fundit presidenciale të SHBA-së, boshnjakët kanë mbështetur presidentin aktual demokrat, Barack Obama.

Tani ata mbështesin Clinton, tha ai. “Për shumë boshnjakë ajo është e vetmja zgjedhje e mundshme”, u shpreh ai.

“Në Bosnjë dhe Hercegovinë mbështetja ka vazhduar prej kohësh tashmë. Serbët janë [kryesisht] pro Trump, ndërsa boshnjakët dhe kroatët [janë kryesisht] pro Hillary,” shkroi në postimin e tij më 28 korrik një nga blogerët kryesorë të Bosnjës, Slobodan Vaskoviç.

“Sikur do të ndryshojë ndonjë gjë e rëndësishme në politikën amerikane ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës kushdo që të fitojë! Nuk do të ndodhë, por është e rëndësishme të mbështesim dikë. Dhe të ketë përplasje. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, çdo mundësi për përplasje është e mirëpritur, madje edhe për zgjedhjet presidenciale në SHBA”, përfundoi ai.

Politika amerikane ka të ngjarë të mbetet e njëjtë, kushdo që të fitojë:

Komentet e Vaskoviç janë mbështetur edhe nga ekspertë të tjerë vendas dhe të huaj, të cilët paralajmërojnë se për disa vite politika e jashtme e SHBA ka qenë e përqendruar në kërcënimin global terrorist dhe në probleme të tjera të mëdha, kryesisht duke shpërfillur zhvillimet në Ballkan, pavarësisht se ka luajtur një rol kyç atje në vitin 1990.

Shumë ekspertë bien dakord se kushdo që ta fitojë garën presidenciale 2016, politika e jashtme amerikane ndaj Ballkanit ndoshta do të nuk ndryshojë shumë.

Duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale dhe ndikimit të mundshëm të tyre në Ballkan, diplomati dhe analisti veteran amerikan Daniel Serwer në qershor tha se ai besonte se Clinton do të shërbejë si mandati i tretë i Barak Obamës, duke mbetur e angazhuar për politikën e Obamës për të mbështetur integrimin europian të Serbisë, për shembull.

Serwer shtoi se pavarësisht nga deklaratat e tij publike, Trump nuk interesohet shumë për Ballkanin dhe ka të ngjarë që të mos i kushtojë rëndësi rajonit, përveç në rast se “serbët, boshnjakët apo kosovarët, fillojnë të kalojnë fshehurazi nëpër Rio Grande në Shtetet e Bashkuara.

“Ballkani është një rajon i prioritetit të ulët për Shtetet e Bashkuara, i lënë në hije nga Lindja e Mesme, rajoni i Paqësorit dhe Ukraina,” vazhdoi Serwer./Birn

Tags: edi rama
Previous Post

17-vjeçari shqiptar me medalje ari, në më të mirët e Amerikës

Next Post

Frikë nga tërmet i madh në Shkup

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Frikë nga tërmet i madh në Shkup

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.