Kemi parë miqësi të ndryshme mes kafshëve, që nga qentë dhe elefantët së bashku e deri të macet dhe dhelprat.
Por, është gati e pabesueshme të shohësh një ari të zi amerikan, një luan afrikan dhe një tigër nga Bengali që të jetojnë bashkë në harmoni.
Kjo është diçka mahnitëse dhe gati-gati duket si një përrallë. Ariu Baloo, luani Leo dhe tigri Shere Khan kanë kaluar 15 vitet e fundit duke bashkëjetuar paqësisht në “Strehën e Kafshëve të Noes” në Gjeorgji.




















