Sipas tij, rasti i fundit kur çmimi i mjedrës po nënvlerësohet, tregon se tregu në vend është i çrregulluar dhe në rrezik prej ‘tugjarëve’.
“Mos të harrojmë, kultivimi i mjedrës në vendin tonë, nga viti në vit po shtohet, por shqetësim për kultivuesit është ulja e çmimit të këtij fruti krahasuar me vitet paraprake. Kultivuesit e mjedrës thonë se vitin e kaluar çmimi për kilogram i mjedrës ka shkuar deri në 2.10 euro. Është e padrejtë me u shkel këta prodhues dhe punëdhënës në mënyrë më të ulët. Vjet e parvjet u shkelën prodhuesit e patates kurse sivjet të mjedrës”, thekson ai.
Tahiri kërkon reagimin e institucioneve vendore, e në veçanti i USAID-it si një ndër mbështetësit kryesor është i nevojshëm.























