Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim do të promovojë rëndësisë e investimeve në projekte të energjisë së qëndrueshme, duke i shpërblyer disa nga projektet e zbatuara në kuadër të projektit të EBRD-së në Kosovë KoSEP (Projektet e enerfgjisë së qëndrueshme në Kosovë), të mërkurën me 8 tetor.
EBRD ka lansuar projektin e vet KoSEP, në tetor të vitit 2013, si përgjegje ndaj kërkesave në rritje të financimit të efiçiencës së energjisë.
Fondi prej 12 milionëve u huazon institucioneve partnere financiare, të cilat pastaj japin kredi per individ dhe biznese. Këto kredi përkrahen edhe nga donatorët EU dhe Qeveria norvegjeze.
Deri tani janë shpërndarë më shumë se 5 milionë euro të investuara në më shumë se 1000 projekte që kanë të bëjnë prej ndërrimit të dritareve e deri te instalimi i ngrohjeve qëndrore apo edhe blerja e pajisjeve të reja.
Së bashku me delegacionin e EU-së në Kosovë dhe stafin e KoSEP-it, EBRD do të shpërblejë projektet më të mira, në ngjarjen e titulluar “Ekselenca në projektet e efiçiencës së energjisë”, që do mbahet në Prishtinë.














