Ish presidenti dhe ish kryeministri Sali Berisha niset sot për një vizitë katër ditore për në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest dhe në Timishoara të Rumanisë, qyteti djep i revolucionit antikomunist që rrëzoi diktaturën e Çausheskut në Rumani. Berisha do të marrë pjesë si i ftuar nderi në ceremonitë që zhvillohen në këto dy qytete, në përkujtim të 25 vjetorit të fillimit të revolucionit antikomunist në Rumani si dhe do të mbajë fjalë përshëndetëse në këto takime mbi eksperiencën e rrëzimit të komunizmit në Shqipëri dhe mësimet e tranzicionit drejt demokracisë. Gjatë kësaj vizite, Berisha do të ketë takime të veçanta me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, z. László Kövér dhe Kryeministrin hungarez Victor Orbán, si dhe me eurodeputetë e zyrtarë të tjerë. Në këto ceremoni janë të ftuar edhe personalitete të tjerë që kontribuuan në rrëzimin e Perdes së Hekurt dhe perandorisë komuniste apo në tranzicionin demokratik, si ish presidenti polak dhe lider i sindikatës antikomuniste Solidarnost, Lech Walessa, apo ish presidenti i Rumanisë, z. Constantinescu, apo edhe eurodeputetë hungarezë, rumunë dhe nga Europa perëndimore. Këto festime përkujtimore të kësaj date me rëndësi historike në çarjen e murit te frikës së diktaturave komuniste, shënojnë një nga zhvillimet më themelore në rënien e komunizmit edhe në Shqipëri. Në theksin e organizatorëve është jo vetëm përkujtimi i 25 vjetorit, por ndërgjegjësimi për rrezikun që i kanoset ende arritjeve demokratike nga rikthimi i fantazmave të komunizmit, nëpërmjet kujtesës, retrospektivës dhe llogaridhënies.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















