Ish-kryeministri Berisha i cili foli i pari publikisht për ndalimin e Arben Frrokut në Holandë, i është rikthyer sërish sot kësaj çështje.
Përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook, Berisha thotë se kryeministri Rama kishte urdhëruar që Arben Frroku të mos shpallej në kërkim ndërkombëtar.
Sipas tij, Rama dhe Frroku kishin arritur një pakt gjatë takimit më 20 qershor 2015 në hotel turizmi në Pukë. Më poshtë reagimi i plotë i Berishës.
Edvin Shullazi nuk lejoi shpalljen ne kerkim te Arben Frrokut te denuar perjete per vrasjen e komisarit Lame!
Te dashur miq, burime te brendshme nga Interpol Tirana sigurojne se eshte Edvin Shullazi direkt, personi qe nuk ka lejuar shpalljen ne kerkim nderkombetar te Arben Frrokut, vrasesit Komisarit Lame, te denuar me denim te perjetshem nga Gjykata e Apelit Tirane. Kjo garanci iu dha Frrokut ne takimin e Rames me Frrokun me 20 qershor ne Hotel Turizmin e Pukes, takim ne te cilin Rama, i informuar per vendimin e gjykates se apeli, i kerkon atij te largohet menjehere nga Shqiperia duke e siguruar se nuk do te kishte vule ne pashaporte ne vend-kalimin kufitar te Shqiperise me Malin e Zi dhe se ai nuk do te shpallej nga interpol Tirana ne kerkim nderkombetar.
Frroku u ndalua per mungese te vules ne pashaporte ne piken e kalimit te kufirit shqiptar, por po me porosi te vet Rames, pas mesazhit qe mori nga vrasesi, Saje qorri bisedoi me kolegun e tij malazez dhe e lejuan te kaloje ne Kroaci. Pas arrestimit te Frrokut me dt 5 mars ne Hollande, Rama urdheroi Ardian Çipen dhe nje ndrikulle ne Interpol Tirana (qe kishte bllokuar dokumentat belge per vrasjen e Mark Frrokut, pra vellait te Arbenit) per te mos i derguar asnje te dhene Interpolit te Hollandes, ne menyre qe te kalonte afati i paraburgimit dhe Frroku te kerkonte, njelloj si shqiptaret e tjere, azil politik nga regjimi i Edi Rames dhe qeveria e tij, nje organizate e vertete kriminale!















