“Banoret e Pejës e dënojnë një sulm ndaj Kuvendit të Kosovës. Policia e Kosovës do ta zbulojnë sepse kjo do të hetohet edhe përmes kamerave të sigurisë”, tha Berisha.
“Është e ngutshme ajo që është thënë se “Rugovasit” e kanë kryer sulmin ndaj Kuvendit, organet e hetuesisë besoj se do ta hetojnë këtë rast deri në fund”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.
Sipas Berishës kush do që e ka kryer këtë sulm, ka bërë një gabim të madh sepse nuk duhet të sulmohen institucionet me të larta të vendit.
“Aktert duhet të nxjerrën para drejtësisë. Nuk e di kush mundet ta ketë bërë një akt të tillë, i cili edhe dënohet shumë”, tha Berisha në “Ballë për Ballë” në Klan Kosova.
Sipas tij të gjithë se bashku duhet të bëjmë zgjidhje për probleme që ballafaqohet Kosova siç është demarkacioni.
Sipas Berishës, rasti edhe mund të është i lidhur me demarkacion, por nuk duhet të spekulojmë.
“Rugovasit” e dënojnë sulmin ndaj Kuvendit, ata janë të revoltuar ndaj demarkacionin, por assesi nuk pranojnë të dëmtojnë organet më të larta shtetërore”, tha Berisha.






















