Berisha kërkon vetëm një gjë nga Vetëvendosja “mos t’i sperkase gazetaret e RTK me gjuhe te urrjetjes, oponence e VV jane Veseli,Mustafa, Haradinaj e Limaj dhe asesi RTK”.
“Perpjekja juaj me e trajtu intervisten me Ymerin si befasi e si ekskluzivitet ne asnje menyre nuk qendron. Ky nuk paraqet lajm per RTK dhe shikuesit tane. Faktet flasin per nje realitet krejt tjeter”, shkruan Berisha.
Postimi i plotë i Ridvan Berishës në Facebook:
“VV serish me paska vendose ne shenjester duke me njollos, duke me dergu mesazh frikesimi e shtrengimi e besa edhe shantazhi. Cka u bo boll u bo boll mo. Nje prag minimal i dinjitetit profesional e njerezor ende ekziston, te jeni shume te sigurte per kete. Po qysh mundeni me kerku prej meje interviste me Visar Ymerin kur vazhdimisht me definoni si gazetar ‘regjimi’, e aktivisht kultivoni relacion shtrengues ndaj meje, ndertoni propagande per konsum tuajin politik ne dem te RTK. Shikoni te nderuar, nuk paguheni nga tatimpaguesit me e cenu, kercenu e me shantazhu kryeredaktorin, eshte nderhyrje e vrazhde ne lirine e medias qe aq shume thirreni ne te,nga VV kam kerku vetem nje gjo, dhe po e riperseris vetem nje kerkese te thjesht, mos t’i sperkase gazetaret e RTK me gjuhe te urrjetjes, oponence e VV jane Veseli,Mustafa, Haradinaj e Limaj dhe asesi RTK! Ne fund po ju rikujtoj se ka edhe disa emisione te tjera ne RTK ku mundeni t’i shfaqni pikepamjet tuaja sic ndodhe ne fakt rendomte ne edicione te lajmeve, thuajse cdo dite. Ne keto rrethana e kam te pamundur te realizoje kete interviste per arsyet e mesiperme. Perpjekja juaj me e trajtu intervisten me Ymerin si befasi e si ekskluzivitet ne asnje menyre nuk qendron. Ky nuk paraqet lajm per RTK dhe shikuesit tane. Faktet flasin per nje realitet krejt tjeter. Shikojeni ne youtube dhe bindeni.
PS Ndalohen ne murin tim komentet gerrditese e te flliqta!”, shkruan ai.






















