Në një koment të postuar në profilin e tij në rrjetin social Fejsbuk deputeti Berisha hedh akuza të forta mbi pavarësinë e këtij institucioni pasi ai e konsideron atë pre të vullnetit të “Policisë Socialiste”
Një ditë pas miratimit në parlament të ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ish- kryeministri Sali Berisha thotë se ligji bie ndesh me një sërë konventash ndërkombëtare. Në një koment të postuar në profilin e tij në rrjetin social Fejsbuk deputeti Berisha hedh akuza të forta mbi pavarësinë e këtij institucioni pasi ai e konsideron atë pre të vullnetit të “Policisë Socialiste” dhe vetë “neo-bllokmenit” Edi Ramës.
“Te dashur miq, dje “aleanca e qelbesirave” Rama – Meta, ne kundershtim te hapur me parimet me themelore te sistemit demokratik te ndarjes dhe kontrollit te pushteteve, ne kundershtim me Kushtetuten e vendit dhe Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe Deklaraten Universale te te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut te OKB, qe misherojne dhe garantojne parimin universal te prezumimit te pafajesise dhe pavaresise se sistemit gjyqesor, si dhe ne kundershtim me kerkesat e Komisionit Europian, partnereve tane kryesor dhe OSBE, votuan dje ne Parlamentin e krimit ligjin me te cilin, sapo policia socialiste te ngre padi penale per gjykatesit, organi i pavarur KLD duhet te pezulloje gjykatesin nga detyra. Sipas ketij ligji Rama do mund te zgjedhe, nepermjet pezullimit te cdo gjykatesi qe nuk i bindet atij, gjykatesin e çeshtjeve tuaja me qeverine e tij. Ky eshte nje ligj anti-demokratik, unik ne boten e lire. Bijte po ecin me shpejtesi drejt eterve!! Sb”- shkruan Berisha.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














