Duke folur për investimet në kohën e qeverisjes së tij, ish-kryeministri Berisha përmendi gjithashtu edhe Vlorën.
Referuar deklaratës së para disa kohëve të Ramës, që do të kalonte pleqërinë me Koço Kokëdhimën në fshatin Vuno, Berisha tha se ai ia kishte krijuar kushtet infrastrukturore.
Por ironizoi kur tha se “ishte hera e parë që dëgjonte se një burrë donte të kalonte pleqërinë me një burrë”.
Sidoqoftë, unë do të respektoj ligjin që kam miratuar vetë theksoi Berisha, duke iu referuar ligjit për martesat mes homoseksualëve./LAPSI.AL/














