Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas humbjes së kombëtares në ndeshjen me Serbinë. Ai thotë se për këtë rezultat ka faj edhe kryeministri Rama për politizimin ekstrem të ndeshjes, shkuarjen në dhomat e zhveshjes të ekipit serb e deri te arrestimi i Ballist Morinës. Më poshtë shënimi i plotë i Berishës:
“Rama nuk eshte duarjashte!
Te dashur miq, politizimi ekstrem dhe me te gjitha mjetet, per dite me radhe i ndeshjes, anullimi i mijera biletave te shitura kuqezinjve, zevendesimi i tyre me asi tipash qe nuk kishin shkelur kurre ne stadium, arrestimi i Morines me akuzen e turpshme se donte ti bente atentat Vuçiçit, shkuarja dy – tre here ne dhomat e veshjeve te futbollisteve kundershtar, fjalimi i tij i sotem gjer ne neveri, si nje larje duarsh, nuk nxjerrin duarjashte Ramen nga rezultati i ndeshjes dhe deshmojne per nje kompleks te tij ose provojne se nuk eshte aspak ne gjendje ekuilibri psiqik normal.
Ju ftoj te dashur miq t’i urojme fitore kombetares tone ne Erevan si dhe te urojme qe basketbollisti i bankines mos ta ndjeke mbrapa ekipin tone ne Armeni”, shkruan Berisha.















