“Jam i bindur se licenca operatorin serb do t’i bëhet e përhershme. Me 40 antena sa është paraparë të vendosen atëherë do të mbulohet e gjithë Kosova”.
Berisha që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se “kjo marrëveshje është e rrezikshme”.
“Edita Tahiri ka marrë mision ta kthejë Serbinë në Kosovë. Të mos jesh anëtar i ITU dhë ta marrësh kodin e saj është njëfarë non sens. Fjala është për kod gjeografik. Dhe Serbia nuk pranon marrëveshjen që Kosovës t’i japë identifikim”.






















