Ish- Kryeministri Sali Berisha dhe deputeti i PD-së Mhill Fufi, janë thirrur për t’u paraqitur ne Prokurorinë e Krimeve të Renda ditën e hënë, ku do të japin shpjegime në lidhje me çështjen “Doshi”.
Burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije se ish- Kryeministri është ftuar të paraqitet në orën 9:00 dhe pas tij rreth orës 10:00, është ftuar deputeti Fufi.
Të premten, në organin e akuzës u paraqiten kryeparlamentari Ilir Meta, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Kryeministri Edi Rama si dhe deputeti Mark Frroku.
Prokuroria njoftoi se pyetja e të gjithë personave do të bëhet në bazë të një grafiku për të menaxhuar më mirë marrjen e dëshmisë së personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.















