Ish-kryeministri, Sali Berisha ka braktisur sot ceremoninë e organizuar nga OSBE-ja me rastin e ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Deputeti demokrat u shpreh pas largimit se këtë akt e kishte kryer pasi nuk mund të dëgjonte dhunuesin kryesor të të drejtave të njeriut në Shqipëri, që sipas tij ishte kryeministri Edi Rama.
“Une u largova per te protestuar ndaj gjendjes se tmerrshme te krijuar ne burgjetshqiptare. So qindra e qindra qytetare shqiptare jane te futur ne qelite e paraburgimeve dhe te burgjeve ne kushte torture fizike dhe psikologjike, kushte çnjerezore higjenike jetese. Ata nuk vizitohen nga asnjeri. Avokati i Popullit eshte avokati i Partise dhe vetes se tij, shoqeria civlile dhe grupet e te drejtave te njeriutlepijne kockat qe iu hedh kryepolici i vendit. Organizatat nderkombetare ndjehen te lodhura te reagojne ndaj kesaj situate te paimagjinueshme qe ndodhet ne burgjet dhe paraburgimet e Shqiperise.
U largova nga pritja sepse kisha neveri dhe nuk mund te degjoja te fliste per tedrejtat e njeriut nje njeri qe dhunon çdo dite Kushtetuten dhe ligjet e vendit, shemb e rrafshon shtepi dhe lokale te qindra e mijera qytetareve, nderkohe qe nuk cenon por mbron pallate, rezidenca, resorte te paligjshme te kupoles se tij socialiste ne te kater anet e vendit.
U largova nga pritja ne shenje proteste dhe nuk mund te degjoja te fliste per tedrejtat e njeriut nje neo-bllokmen qe para te gjithe botes po shnderron ne çdo fushe shkeljet administrative ne vepra penale dhe kundravajtje penale vetem e vetem per te shuar fugat e tij psiqike me burgje, hekura, tortura dhe vuajtje çnjerezore.
U largova dhe nuk mund te degjoja te fliste per te drejtat e njeriut ai qe me vrasesit dhe trafikantet e tij ne Parlament organizon dhunen ndaj opozites ne Parlament, dhunon te drejtat kushtetuese te opozites.
Protesta ime ishte nje solidaritet por dhe revolte e vertete shpirterore per ju qytetare shqiptare qe dhunoheni çdo ore e çdo dite ne shtepite tuaja, ne rruge, ne lokale, ne paraburgime, burgje dhe kudo!” shprehet Berisha ne profilin e tij ne Facebook.
Ai i ka bere thirrje organizatave nderkombetare te te drejtave te njeriut, Amnesty International, komiteteve nderkombetare kunder tortures, te angazhohen dhe te hetojne situaten dramatike te te drejtave te njeriut ne Shqiperi dhe te mbajne qendrimet qe ju takojne ndaj ketij dhunimi masiv te tyre.
















