Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, SaliBerisha deklaroi se bojkoti është afër thyerjes, por këtë vendim do ta marrë Këshilli Kombëtar i PD-së.
Në një deklaratë për mediat, ish-kryeministri ka nënvizuar se zgjidhja e ngërçit politik mazhorancë-opozitë është afër zgjidhjes, por shton se nuk ka besim tek kryeministri për arritjen e një marrëveshje.
“Është bërë një punë shumë e rëndësishme siç na informoi eurodeputeti. Unë që e njoh mirë atë, ju garantoj që është me thinoksi, një lloj procesi në mëndje, ka një koncept rudimentar dhe armiqësor ndaj opozitës.
E konsideroj bojkotin një lloj fatkeqësie të imponuar. Mes demokracisë dhe bojkotit, unë zgjedh demokracinë. Por mos t’i paragjykojmë gjerat, unë shpreha konsideratën time.
Dy të dërguarit e PE kanë bërë një punë shumë serioz për t’i dhënë zgjidhje pa asnjë tendencë. Po të ekzistojë vullneti, edhe bojkoti përfundon.
Gjërat janë shumë afër. Unë pranoj çdo vendim që do marrë Këshilli Kombëtar i PD, çështjet janë të afruara shumë. Por a do t’u fusë Rama shkelmin, unë them se po”, u shpreh Berisha.
















