Berisha tha se njoftimi i tillë i pakonfirmuar ka shqetësuar shumë familje, në mesin e tyre edhe atë të klientit të tij, Shemsi Hajrizit, zyrtar i Shërbimit Korrektues. Edhe sot ai e përsëriti se në këtë rast nuk ka aktakuzë.
“Ajo çfarë kam lexuar nga komunikata e Ministrisë së Drejtësisë rezulton të jetë në papërshtatshmëri me atë që në të vërtetë është duke ndodhur lidhur me hetimin kundër klientit tim dhe të tjerëve. Mund të konfirmoj se kundër klientit tim nuk ka aktakuzë as sot e kësaj dite lidhur me çështjen që ai dyshohet”, tha Berisha.
Dje Ministria e Drejtësisë njoftoi se 10 zyrtarë të Shërbimit Korrektues janë suspenduar përkohësisht pasi ndaj tyre Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë.























