• Latest
  • Trending
  • All

Berati, Rilindja Urbane si dështim

25/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berati, Rilindja Urbane si dështim

25/08/2016
in Aktualitet

Nga Namir Lapardhaja

Ndërtimi i bulevardeve dhe rehabilitimi i shesheve kryesore të qyteteve është një ndër investimet më të mëdha dhe më të përhapura sot në Shqipëri. Pushteti lokal i prezanton ato si projekte të vetat, duke u mburrur sa herë që është nevoja dhe duke u justifikuar se “projektin e gjeti gati” kur ka probleme, ndërsa qeveria qendrore i ka kanalizuar këto investime nën ombrellën e “Rilindjes Urbane”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

(Në foto, pamje nga Berati) 

Kryeministri i vendit si “zot shtëpie” i kësaj rilindjeje është flamurtari dhe njeriu që më së shumti e shet publikisht projektin dhe mallin e vet, çka parathotë se kjo do të jetë kryefjalë e fushatës elektorale të vitit të ardhshëm. Rilindja Urbane, e ideuar dhe e projektuar më së shumti si ndërtim bulevardesh dhe rehabilitim sheshesh qendrore, në të vërtetë është një përpjekje arbitrare për të unifikuar traditën infrastrukturore të qyteteve në vend. Një përpjekje e tillë nuk merr në konsideratë shtresëzimet kulturore infrastrukturore që mbart vendi si pasojë e historisë. Tendenca për të barazuar dhe unifikuar bashki pa asnjë histori dhe 14101534_10210326242501978_490830277_ntraditë, si Kopliku, Poliçani, Patosi etj. me qytete që kanë bërë e mbartin historinë e këtij vendi, si Berati, Durrësi, Shkodra, Vlora, Korça etj., është në vetvete totalitare, e pamotivuar dhe e pastudiuar mjaftueshëm. Në këtë drejtim, kryeministri Rama është shumë prapa edhe nga paraardhësi i tij, i cili, nga ana tjetër, për 8 vite me radhë nuk la rrugë rurale pa asfaltuar, investime utilitare për këto zona, që i nxorën ato një herë e përgjithmonë nga balta historike, duke i urbanizuar disi dhe duke i afruar më shumë prodhimet e tyre me tregun.

Një ndër investimet e “Rilindjes Urbane” është edhe bulevardi “Republika” në Berat, që kulmon me sheshin qendror të qytetit dhe që vijon sot me pjesën e dytë të bulevardit. Ky projekt e ka shndërruar bashkinë e Beratit në një gjendje kaotike, ka shkatërruar lulishten historike të qytetit që e përshkon bulevardin përgjatë gjithë gjatësisë së tij, ka prerë në mënyrë kriminale me dhjetëra pemë duke betonizuar gjithçka. Në verë pedonalja i ngjan një saçi të madh pjekjeje, që nuk mund të ecësh gjatë ditës për shkak të nxehtësisë së tij, ndërsa rreshje të pakta të shiut që zunë në këtë fund gushti e përmbytën atë, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.

Bulevardi nuk ka marrë në konsideratë çështjen e trafikut në qytet, duke e shndërruar Beratin në qytetin me një rrugë të vetme dhe duke ia bërë jetën qytetarëve të tij më stresuese. Sheshi qendror i qytetit të Beratit është i vetmi në llojin e tij që nuk kryen asnjë funksion, nuk ka në të asnjë hapësirë të gjelbër, i mungon në qendër të tij një shatërvan dhe ka hapësirë të pafundme betoni, që shtohet përditë në formë të bunkerëve të pakuptueshëm dhe pa asnjë lloj funksioni, qoftë edhe estetik. Si për të mos mjaftuar sa më sipër, projekti i Rilindjes Urbane të Beratit vazhdon në fazën e tij të dytë, gjë që vijon me pjesën tjetër të bulevardit, që përfshin bibliotekën “Vexhi Buharaja” e vijon me ndërtimin e godinës së re të bashkisë Berat.

Ndërtimet e kësaj hapësire, ku përfshihet edhe ndërtesa e bashkisë së vjetër së bashku me zyrat e këshillit të qarkut e godinën e “Turizmit”, i takojnë periudhës së soc-realizmit dhe janë konceptuar sipas një tradite të caktuar arkitekturore, çka nuk i përgjigjet dhe nuk ka kurrfarë lidhshmërie me bulevardin e gurtë dhe të betonizuar. Mirëpo, nëse në çdo vend të botës tradita, qoftë edhe e soc-relizmit, do të ruhej dhe do të konservohej si tregues të një periudhe të caktuar, ato jo vetëm që janë shkatërruar vetë, duke e humbur pamjen dhe harmoninë që i mbante të bashkuara dhe të unifikuara, por i janë vënë nën “shërbim” bulevardit të rilindur. Milionët e hedhura në fasadën dhe godinën e bibliotekës nuk e justifikojnë dhe nuk i shërbejnë asaj që duhet të ishte në të vërtetë kjo godinë dhe ky institucion. Edhe në këtë segment u prenë pemë pafund, u shtua beton dhe nuk u ideua e projektua asnjë hapësirë e gjelbër. Ndërkohë që një zgjidhje tjetër më utilitare, më pak e kushtueshme, që merrte në konsideratë elementë të trafikut, hapësirave të gjelbra, ruante historinë dhe traditën infrastrukturore të kësaj zone dhe nevojave të qytetarëve, mund të ishte realizuar.

Në këtë kuptim, Rilindja Urbane në Berat shërben më së tepërmi si fasadë e një filozofie qeverisëse që më së shumti interesohet për anën e dukshme, sipërfaqësore dhe për të nuk ka asnjë rëndësi thelbi dhe ajo se sa investimi që kryhet i shërben së mirës publike. Nëse Partia e Punës krijoi “Njeriun e ri”, Rilindja krijoi “Qytetin e ri”. Modeli i “Njeriut të ri” qe Ley Fen-i, njeriu parafabrikat, kryeministri Rama krijoi qytetet qendra-fasadë. Për të mos të folur më tej se çfarë është Berati përtej qendrës dhe bulevardit, ngase këtij shkrimi po i vjen fundi dhe do të na duheshin pafund radhë e rreshta për ta treguar e shpjeguar.

Previous Post

Adem Grabovci del jashtë shtetit

Next Post

Arrestohen katër persona për prostitucion në Klinë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Arrestohen katër persona për prostitucion në Klinë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.