Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Beratit, ku një person i ka dhënë fund jetës. Pas divorcit nga bashkëshortja Makilian Laçka, 35 vjeç, babai i një fëmije, i ka dhënë fund jetës, i ndodhur në një gjendje të rënduar psikologjike.
Viktima punonte pranë poliklinikës së qytetit, i specializuar në radiografi. Burime pranë policisë bënë me dije se shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jetë bërë ndarja me bashkëshorten.
Kolegët të poliklinikës, duke e parë në një gjendje të rënduar kanë dashur ta ndihmojnë, duke e këshilluar, por duket se nuk ia kanë dalë dot.Ai i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në litar, ndërsa ka shfrytëzuar kohën kur ndodhej i vetëm në banesën e tij.
Kolegë të 35- vjeçarit tregojnë se Makilian Laçka rridhte nga një familje mjekësh, shumë e nderuar në qytetin e Beratit. Grupi i punës po vazhdon hetimet për ngjarjen.
A.B















