“Nga takimi me Presidentin e Partive Popullore Evropiane z.Joseph Daul. Sot u mbajt takimi i Grupit politik të Partive Popullore Evropiane në Këshillin e Evropës në Strasbourg, ku përfaqësova LDK-në.
Këtë takim e udhëhoqi Kryetari i Grupit politik EPP-së në Këshillin e Evropës z.Axel Fisher. Në takim mori pjesë Presidenti i EPP-së z.Joseph Daul. Po ashtu sot u hap zyra e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Beqiri në Facebook.






















