“Dikush duhet të jap përgjegjësi. S’po kuptoj me çfarë përgjegjësie sillen institucionet e sigurisë së vendit tonë. Këtu do të duhej të ishte edhe ministri i Brendshëm”, tha ai.
Deputetja Besa Gaxherri tha se nuk guxojmë ta paragjykojmë askënd por partitë politike duhet ta marrim përgjegjësinë.
Kurse, deputeti Bardhyl Meta e ka quajtur sulm politik.
“Këtu s’kemi të bëjmë me akt të një njeriu të dehur. Akti i sulmit është politik, s’ka të bëjë a e ka bërë Rusia e Bullgaria, akti është politik terrorist kriminal, po më vjen keq që është sjellë që s’ka qenë i koordinuar, derisa një grup politik tha se nuk kemi marrë pjesë në hartimin e tekstit”, tha ai.























