Deputetët serb në Kuvendin e Kosovës nuk janë ndier mirë pasi kanë marrë vesh që ata do të kenë vetëm dy ministri.
Burime të “Zërit” mësojnë se kryetari i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoniv ka qenë i tensionuar gjatë takimit që zhvilloi para pak çastesh në ambientin e Kuvendit të Kosovoës.
Ai ka kërkuar nga deputetët serb të mos marrin pjesë në seancë dhe assesi të votojnë për qeverinë e re.
Sipas këtyre burimeve, edhe Qeveria serbe e udhëhequr nga Aleksandër Vuçiq ka kërkuar nga “Srbska” të mos i binden urdhrave të Thaçit e Mustafës pa iu përmbushur kërkesat totale.
















