Ndeshja në Elbasan, ka ndikuar edhe në tensionim të marrëdhënieve diplomatike midis Serbisë dhe Shqipërisë.
E gjithë kjo erdhi pas refuzimit të një note verbale e të ngutshme të Serbisë nga Ambasada Shqiptare në Beograd.
Mjaftoi një gur i hedhur në autobusin e reprezentacionit të Serbisë, që të shtyjë Ministrinë e Jashtme t’i dërgojë një notë proteste verbale Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, letër kjo që e e shtyri ambasadorin shqiptar Ilir Boçka ta refuzojë duke mos e pranuar fizikisht siç parashihet me protokolin diplomatik.
Kjo e shtyri edhe Kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vucic, që të reagoj duke e cilësuar sjelljen e ambasadorit shqiptar, si të papranueshme.
‘Serbia i ka dy mundësi: e para t’i thotë ambasadorit se është person non grata dhe e dyta është mos ta lë atë të takoj zyrtarë të lartë gjashtë muajt në vijim. Vendimi im është që gjashtë muajt e ardhshëm ambasadori nuk mund nuk mund të vijë te unë apo zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit. Sjelljet e tilla diplomatike nuk mund të tolerohen, tha Vucic.
Ambasada shqiptare në Beograd, letrën nuk e ka pranuar fizikisht duke e konsideruar si të ngutshme veprimin Ministrisë së Jashtme të Serbisë dhe duke mos dashur të krijohen tensione para ndeshjes në Elbasan.
Megjithëkëtë, kjo është një procedure diplomatike që nënkupton se Shqipëria dhe Serbia kontaktet institucionale do t’i mbajnë nëpërmes punonjësve të ambasadës, dhe nuk nënkupton ngrirje apo ulje e nivelit diplomatik midis dy vendeve.















