Ndërsa Dijamant Zabërgja, që po ashtu mbeti i vrarë në sulmin e Munihut, do të varroset në Vushtrri në ora 14:00 kanë njoftuar familjarët, raporton Indeksonline.
Familjarët e viktimave janë dakorduar në mes veti për orarin e varrimit të viktimave të Munihut. Familja Zabërgja dhe Segashi kanë folur përmes telefoni për kohën e varrimit të më të dashurve të tyre.
Në sulmin e Munihut kanë mbetur të vrarë tre kosovarë dhe një i plagosur. Është rasti i parë që nga sulmet terroriste janë vrarë edhe shqiptarë që jetojnë nëpër shtetet perëndimore.






















