Migrimet ilegale të kosovarëve drejt vendeve të BE-së, kalojnë edhe numrin imigrantëve nga Siria dhe Afganistani. Kështu thuhet në një përgjigje dhënë Radio Kosovës, nga zyra për informim e KE-së.
Brukseli zyrtarë e ka bërë përgjegjëse kryesore Qeverinë e Kosovës për emigrimin e kosovarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Zyra për informim e KomisionitEvropian, përmes zëdhënëses, Milica Petroviç, i ka thënë Radio Kosovës, se Qeveria e Kosovës duhet të marrë masa të rrepta për ndalimin e emigrantëve.
Gjatë viteve të fundit rritja e emigrantëve kosovarë drejt vendeve të zonës Shengen është rritur vazhdimisht.
Sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian, Milica Petroviç, nga dhjetori i vitit të kaluar, 40 përqind e kalimeve ilegale, drejt Eurozonës, vinë nga qytetarët kosovarë, duke e tejkaluar kërkesat edhe të emigrantëve që vinë nga Siria dhe Afganistani.
Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ende nuk ka ndonjë të dhënë për migrimet e qytetarëve të Kosovës këtë vit. Ambasadorët e vendeve të BE-së në Kosovë, janë duke përsëritur në vazhdimësi se asnjë nga vendet e tyre nuk japin azil për qytetarët e Kosovës.
















