Duke ndarë dhimbjen me familjarët dhe dashamirët e Hazbi Idrizi, BDI u bën thirrje institucioneve që të zbardhin motivet e vrasjes makabre, e cila ka qenë paprovokuar në asnjë mënyrë.
Kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, ka mbetur i vdekur pas një zënke verbale e cila më pas ka eskaluar deri në përleshje me armë zjarri.
Ndryshe, Idrizi ishte kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim i zgjedhur për kryetar të Bogovinës, një komunë rurale në rajonin e Tetovës.





















