I përgatitur në mënyrë profesionale, ky videospot përçon një mesazh shumë të thjeshtë kundër LDK-së dhe Vetëvendosjes.
LDK lë të nënkuptohet se është parti e plakur dhe pa vullnet, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje si subjekt me ide të rrezikshme, që shkatërron gjithçka që është arritur në Kosovë, përfshirë vetë vendin.
Videospoti ilustrohet me një fëmijë që mundohet të luajë me një veturë lodër, e cila i ngec.
Aty LDK-ja e Isa Mustafës paraqitet si subjekt politik që nuk lëviz asgjë përpara, sepse i ka bateritë e prishura.
Lëvizja Vetëvendosje paraqitet si zjarrvënëse, bateritë e së cilës e djegin tërësisht lodrën e veturës.
Kurse, me bateritë e PDK-së, vetura jo vetëm që lëviz, por lëviz me shpejtësi të madhe.
https://www.youtube.com/watch?v=KO5GcVobeQk?feature=oembed&w=640&h=360






















