Bashkia e Tiranës ka ngritur një padi ndaj Ministrit të Financave, Shkëlqim Canit dhe sekretares së tij, pasi ata nuk kanë kryer pagesat për kompanitë që po kryejnë punimet për bulevardin dhe lumin e Tiranës.
Padia është depozituar sot në Prokurorinë e Tiranës nga Nënkryetari Enno Bozdo, i cili e ka konsideruar këtë mosveprim, një urdhër politik. Sipas tij, 2000 familje të punonjësve të këtyre firmave po lihen pa bukë.
Padia e Bashkisë së Tiranës së drejtuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ndaj institucioneve të drejtuara nga mazhoranca vjen në një kohë kur këto të fundit kanë ngritur disa padi të tilla ndaj ish-zyrtarëve të PD-së.
















