Për vizitën ka njoftuar prifti Sava Janjic në Twitter. “Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës me Kryeimamin Sabri Bajgora vizituan Manastirin e Deçanit, shfaqën solidaritet” ka shkruar Janjic.
Para disa ditësh në muret e objekteve ndihmëse të manastirit të Deçanit ishin shkruar grafite si “Chaliphate is coming” (Kalifati po vjen),”ISIS” (Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit), “UÇK”, (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) “AKSH”, (Armata Kombëtare Shqiptare dhe disa mbishkrime ne gjuhen arabe. Këto akte ishin dënuar nga institucionet e vendit dhe përfaqësitë diplomatike.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















