Ajo theksoi nevojën e mëtejme për mbështetje nga OSBE-ja gjatë procesit të vlerësimit gjithëpërfshirës të sistemit të drejtësisë, transmeton Insajder.
Kurse shefin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ofroi përkrahje dhe angazhim në realizimin e projekteve nga OSBE-ja në lëmin e drejtësisë, duke përfshirë Institutin Gjyqësor të Kosovës, Avokatin e Popullit, monitorimin e gjyqësorit, demokratizimin e institucioneve të pavarura, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe fushat tjera që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.






















