Pronari i UET dhe analisti Henri Çili është vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të sotëm, për llogari të policisë së Gjirokastrës me akuzën për korrupsion te organet e drejtësisë.
Raportohet se mes të arrestuarve gjatë operacionit është edhe avokati Ilir Korbi, drejtori juridik i UET, i cili shërben edhe si pedagog pranë këtij universiteti.
Bashkë me Korbin janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë të cilët kanë qenë në tavolinë me të.




















