Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë thënë për lajmi.net se në pritjet në pikën kalimin kufitarë në Merdare janë nga 30 minuta deri në një orë e gjysmë.
“Situata e sigurisë në pikat kufitare është qetë dhe stabile, qarkullimi i automjeteve zhvillohet normal ë të dy anët, mirëpo kuptohet se tash për shkak të frekuentimit të automjeteve ka kolona në Merdare” .
“Pritjet në hyrje janë afërsisht nga 30 minuta deri në një orë, kurse daljet janë rreth 1 një orë kohë pas kohe deri në një orë e gjysmë”, ka thënë zëdhënësi i PK-së Baki Kelani.
Ai për lajmi.net deklaroi se Policia e Kosovës po punon me kapacitete të shtuara dhe me procedurë të përshpejtuarnë mënyrë të të shmangen sa më shumë pritjet për bashkatdhetarët.






















