• Latest
  • Trending
  • All

Basha zbulon “lapsusin” në letrën e Ramës

31/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 1 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Basha zbulon “lapsusin” në letrën e Ramës

31/03/2016
in Lajme

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka folur në Top Story me gazetarin Sokol Balla për letrën e kryeministrit Rama, i cili e ftonte atë në takim për të biseduar rreth përmbylljes së reformës në drejtësi, që tashmë ka ngecur.

Basha tha në “Top-Story” të gazetarit Sokol Balla se letra e Ramës nuk ishte një ftesë, por një përgjigje e ftesave të mëparshme të opozitës me të njëjtin objekt.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Gjithashtu, Basha shprehu shqetësim për propozimin e Ramës që bisedat të bëhen pa ndërkombëtarët, për të cilin tha se shpresonte të ishte lapsus.

INTERVISTA

Sokol Balla: Le të flasim për letrën me të cilën i jeni përgjigjur zotit Rama. Është një përgjigje pozitive ndaj dialogut?

Lulzim Basha: Në fakt është letra e zotit Rama që është një përgjigje ndaj kërkesës sime për të nxjerrë vendin nga kriza politike dhe hapat që duhen ndërmarrë. Kemi humbur dy vite kohë që nga hera e parë që e kam bërë këtë kërkesë. Ka qenë qëllimi im për të bërë një politikë të re, ku kundërshtari politik mbetet, por dialogu politik ekziston pa zig zage, pa prekur shtyllat e parlamentarizmit dhe institucioneve të pavarura në vend, që do të thotë proces i menaxhuar për qytetarët dhe i kontrolluar nga qytetarët. Nga ajo ditë kemi pasur përdorim të pushtetit politik për një revansh kundër kushtetutës dhe shtetit ligjor, që e ka sjellë Shqipërinë në gjendjen ku jemi sot, kur çdo ditë del një lajm edhe më i zi. Kemi humbur 2 vite kohë dhe kjo ka patur një faturë jo për mua, por për qytetarët shqiptarë. Dialogu është dhe mbetet një vegël e patjetërsueshme, ndaj më mirë vonë se sa kurrë. Dialogu që kam propozuar unë nuk është fasadë, por dialog që të trajtojë problemet që hasin shqiptarët: varfërinë, krimin dhe korrupsionin, themelet e të cilëve gjenden në shkeljen e kushtetutës, të rregullave të shtetit ligjor dhe abuzimit me pushtetin. Pikërisht sepse janë shkelur garancitë Kushtetutës. Dhe këtu kemi shumë probleme për të zgjidhur, dekriminalizimin, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, pasi qeveria nuk mund t’i blejë votat ose t’i fitojë përmes kontigjentit kriminal, kemi reformën në drejtësi, që duhet t’i garantojë qytetarët shqiptarë se sistemi gjyqësor do të vendosë drejtësi për çështjet e tyre. Për zgjidhjen e këtyre problemeve ishte dhe kërkesa e opozitës. Kërkesa e Ramës është një përgjigje ndaj saj.

Sokol Balla: Por, më mirë vonë se kurrë…

Lulzim Basha: Problemi i vetëm i letrës së zotit Rama, që shpresoj të ketë qenë një lapsus…

Sokol Balla: Për emrin…

Lulzim Basha: Jo. Zoti Rama propozonte një dialog pa ndërkombëtarët për të mbajtur një dialog që të mos merremi vesh. Shqiptarët nuk kanë nevojë për këtë, që ne t’u themi ja ku jemi, por nuk merremi vesh. Kjo është shpërdorim i dialogut sepse delegjitimon një pjesë të avancimit të shoqërisë. Uroj që kjo të jetë një lapsus.

Sokol Balla: Duket se ju nuk keni lapsus në letrën tuaj, ku pas reformës në drejtësi i referoheni çështjeve të tjera, si ndryshimet kushtetuese, çfarë doni të thoni me këtë?

Lulzim Basha: Do të thotë që pushtetet e dhëna me kushtetutë nga sovrani nuk po ushtrohen ashtu siç duhet. Pushteti ka zaptuar Gjykatën Kushtetuese dhe nuk po përfill vendimet e saj. Kemi një vullnet të mbrapsht politik. Vendimet e Kushtetueses nuk janë diskutuar. Opozita “dy dele ka për të ruajtur”, Kushtetutën dhe shtetin ligjor dhe këtë duhet ta bëjë duke treguar vjedhjen e votave në Korçë, që u tregua nga Top Channel, vjedhja nga serveri i tatimeve dhe shkarkimeve të paligjshme në administratë, duke sjellë persona të inkriminuar. Për këto ne kërkuam komisione parlamentare dhe kushtetuta shprehet qartë për këtë. Por për të mbuluar këto skandale të mëdha, Edi Rama urdhëroi mazhorancën që të votonte kundër, duke e rrëzuar. Gjykata tha se ishte një vendim antikushtetues i mazhorancës, të cilës ne i kërkuam të kthehej në binarët e Kushtetutës, por u refuzua. U desh të vinin zyrtarët europianë në Shqipëri që të arrihej marrëveshja e 24 dhjetorit. Mazhoranca e vuri veten në pozitën e një kaçaku i kapur me plaçkë në dorë dhe që duhet të vinin Uashingtoni dhe Brukseli, që të thoshin zbato Kushtetutën. Veç kësaj janë dhe mandatet e 2 deputetëve.

Sokol Balla: Zonja Leskaj e çoi mandatin e saj në Kushtetuese…

Lulzim Basha: Kjo nuk varet nga zonja Leskaj. Të gjitha krizat këtu i bashkon një parim, që Rama e sheh veten mbi Kushtetutën. Edi Rama e ka vënë veten e tij dy herë mbi parimet e Kushtetutës, që janë të shenjta. Pse është e rëndësishme për shoqërinë tonë…

Sokol Balla: për mua Kushtetuesja ka funksionuar gjithmonë shumë mirë. Ju e çoni çështjen, ajo merr vendimin…

Lulzim Basha: Por nuk zbatohet. Është në kushtet e një krimi kushtetues. Republika është e rënë. Kushtetuta është trau i shoqërisë demokratike.

Sokol Balla: Pa harruar që vendimet e Kushtetueses janë interpretime dhe ajo mund të lërë shtigje për interpretime. Zoti Rama e interpreton sipas tij vendimin.

Lulzim Basha: Jo, asnjëherë. E ke gabim. Nuk bëhet kështu sepse në këtë mënyrë mazhoranca mund ta zvarrisë vendimin interpretim pas interpretimi për 4 vjet sa ka mandatin. Zvarritjet vijnë pasi ata nuk dinë të dalin nga bataku ku kanë futur veten e tyre. Koço Kokëdhima ka bërë 350 transferta financiare, Rakip Suli mbledh qeratë e ndërtesave, djali i Leskaj merr një të tretën e hekurudhës. Kushtetuta dhe ligji flasin qartë për këtë.

Sokol Balla: Atëherë sot në prokurori duhet të ishin tre veta. Të tre e kanë fituar gjyqin në Gjykatën Kushtetuese.

Lulzim Basha: Nuk është e njëjta gjë. Parlamenti është i paligjshëm, sepse nuk po bën atë që i kërkon populli, por mbron deputetët e saj. ne kërkuam zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese si në 2014 dhe tani dhe në të dyja rastet Rama ka refuzuar vendimet.

Sokol Balla: Në 2009 mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për të hetuar procesin zgjedhor…

Lulzim Basha: Më vjen shumë keq. Kushtetuta, Kodi Zgjedhor, Kolegji Zgjedhor dhe Gjykata Kushtetuese u shprehën qartë, që nuk ke të drejtë të bësh diçka që të ndalon ligji dhe vendimi i gjykatës, të pranuara këto nga vetë zoti Rama. ligjet po shkelen ditën për diell, natën për hënë nga ata që janë betuar para shqiptarëve për të mbrojtur ligjin. Prandaj Shqipëria numëron sot 300 mijë të larguar, ekonomi në reçesion dhe një pushtet që bashkëqeveris me krimin.

Sokol Balla: Keni pak faktorin apokaliptik këtu…

Lulzim Basha: Le të pyesim në sallë se kush ishte më mirë se vjet, se kush ka gjetur vende pune, se kush paguan taksa më pak, apo faturat më të ulëta. T’i pyesim dhe të shohim, jam i bindur se do thonë të vërtetën. Opozita nuk fërkon duart nga kjo situatë.

Sokol Balla: Ta mbyllim pak çështjen e dialogut me zotin Rama. ju thoni, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dekriminalizimin, reformën në drejtësi…

Lulzim Basha: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është parakusht…

Sokol Balla: Pra, nëse Suli dhe Leskaj nuk shkojnë në gjykatë nuk ka…

Lulzim Basha: Është një parakusht. Ne mund të diskutojmë për të gjitha reformat, por jo nëse zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Sokol Balla: Atëherë zoti Suli dhe zonja Leskaj mbajnë peng reformën…

Lulzim Basha: Jo, kjo është interpretimi që ofron zoti Rama.

Sokol Balla: Ju te një paragraf tjetër flisni për reformën në drejtësi, zgjedhore dhe probleme të tjera, mes të cilave reformën kushtetuese. Është reforma në drejtësi, që është tek kilometri i fundit, dhe ju flisni për reformën kushtetuese. Kur e radhisni këtë thoni që të zhvillohen paralelisht, apo që të mbarrojë njëherë njëra dhe pastaj tjetra?

Lulzim Basha: Reforma në drejtësi është në vetëvete reformë kushtetuese. Çfarë provon aktualiteti politik, që ne jemi edhe në krizë kushtetuese, sepse Parlamenti refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe jo për hiç gjë, por për akuza korrupsioni ndaj deputetëve. Nëse palët ulen në dialog nuk mund t’u shpjegohet qytetarëve se si në të nuk diskutohet kriza kushtetuese. Nëse nesër ne biem dakord për reformën në drejtësi dhe kjo mazhorancë i hedh në koshin e mbeturinave dhe refuzon t’i zbatojë… motivi ynë është të kemi një demokraci të re ku kontrollin ta kenë qytetarët, ku institucionet i zgjedhin qytetarët, që të kenë fuqi të plotë mbi ekzekutivin, legjislativin dhe gjyqësorin. Rishikimi kushtetues nuk mund të bëhet pa reformën në drejtësi, ato duhet të ecin paralelisht.

Sokol Balla: Dikush mund të thotë se ju kështu po vononi reformën… Ishin në Uashington, shpallët një marrëveshje, erdhët në Tiranë, palët u ulën, 90 për qind e çështjeve u zgjidhën dhe u tha që do të takoheshit këtë të martë. Por të hënën ndodhi çfarë ndodhi dhe tani thoni, të lëmë reformën në drejtësi dhe të bëjmë këtë. Le të bëhet reforma në drejtësi dhe më pas ajo kushtetuese.

Lulzim Basha: Nuk ka njeri të pranojë të ulet në tryezë me njeriun që ka vënë koburren në tavolinë…

Sokol Balla: Ai në tavolinë, ju në brez…

Lulzim Basha: Në brez e mban Armando Prenga.

Sokol Balla: Mos më thoni që dhe ju besoni se ishte këllëf…

Lulzim Basha: Unë të tregoj ujkun, ti thua ku janë gjurmët. Nuk i vë veshin fotoshopeve. Ne duam që refuzimi i zbatimit të Gjykatës Kushtetuese të mos ndodhë më. Kjo është pjesë e marrëveshjes së 24 dhjetorit, të cilën ai po e shkel. Rama nuk do ta bëjë një reformë të tillë sepse do të vazhdojë të shkelë Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ç’kuptim ka të bëhen rregulla të reja loje kur ky nuk zbaton ato ekzistuese. Ne duhet të krijojmë garanci tek qytetarët që çdo ligj që miratohet zbatohet. Prandaj zbatimi i reformës në drejtësi dhe i ligjeve që do të miratojmë bën më të nevojshme se kurrë reformimin kushtetues.

Sokol Balla: Para reformës në drejtësi, zoti Basha?

Lulzim Basha: Bashkarisht. Duhet të ecin paralel.

vijon…

Previous Post

Fatime Fetai tashmë heroinë e mediave në gjuhën maqedonase (Foto)

Next Post

Burg për “bosin” shqiptar, u kap me 3 kg kokainë në Britani

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Burg për “bosin” shqiptar, u kap me 3 kg kokainë në Britani

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.