• Latest
  • Trending
  • All

Basha vlerëson takimin me Ilir Metën”: Bashkë me “drejtësinë” edhe votimi elektronik!

12/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Basha vlerëson takimin me Ilir Metën”: Bashkë me “drejtësinë” edhe votimi elektronik!

12/06/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Pas takimit me kreun e LSI-së Ilir Metën, opozita i mbetet qëndrimit të saj për modelin e vendeve të rezervuara për emërimet në drejtësi. Kreu i demokratëve përsëriti zgjidhjen e ofruar nga Komisioni i Venecias, që sipas tij do të shmangte kapjen e sistemit të drejtësisë nga politika.

“Kemi kërkuar një zgjidhje jo tonën, por të ofruar nga partnerët tanë ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian dhe të konsakruar nga Komisioni i Venecias si një zgjidhje e përshtatshme pë rtë shmangur kapjen politike të sistemit.”, u shpreh Basha. Kreu i demokratëve e konsideroi një takim me vlerë atë me Ilir Metën.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Mund të them se takimi i sotëm pati një vlerë si çdo dialog që bëhet jo për sy e faqe por për të kërkuar mbi të vërtetën, rrugët e daljes, rrugët e zgjidhjes” tha Basha, i cili zbuloi një kërkesë të opozitës për aleatin e Edi Ramës.

“Paralelisht me Reformën në Drejtësi në Kuvendin e Shqipërisë minimalisht duhet të jetë në seancë, por shpresoj dhe besoj më përpara kur të miratohen edhe dy propozimet tona për votimin elektronik, biometrik dhe numërimin elektronik. Për këtë çështje, të dy, kryeministri dhe kryetrit i Kuvendit janë shprehur në parim dakord” tha Basha.

 

FJALA E PLOTË E LULZIM BASHES

 

Zonja dhe zotërinj, të dashur bashkëqytetarë,

Venecia ka folur qartë. Në opinionin e saj të ndërmjetëm dhe në opinionin e saj final ka dhënë formulën se si garantohet moskapja politike e sistemit të drejtësisë. Dhe Partia Demokratike prej shkurtit, siç bëmë të ditur nga kjo sallë të mërkurën e javës që po lëmë pas, e ka pranuar këtë zgjidhje e po kështu edhe bekimin e OPDAT dhe EURALIUS, siç u demonstrua qartë këtu edhe nga komunikimi shkresor që kjo parti ka pasur me këto dy partnerë në reformën për drejtësi. Për Partinë Demokratike, në stadin aktual të draftit të ndryshimeve kushtetuese, kjo është e vetmja çështje që ndan palët dhe në këtë çështje Partia Demokratike, opozita shqiptare, unë si kryetar i saj e kemi thënë qartë dhe e kam përsëritur të hënën. Jemi gati ta mbyllim këtë kapitull e të nisim me punën që na pret me 5 apo 7 ligjet e tjera që po kështu duhen miratuar me të njëjtën paketë, mundësisht Brenda këtij sesioni parlamentar. Asnjë alibi, asnjë vonesë, asnjë taktikë për të zvarritur këtë proces nuk ka bërë Partia Demokratike. Kemi kërkuar një zgjidhje jo tonën por të ofruar nga partnerët tanë ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian dhe të konsakruar nga Komisioni i Venecias si një zgjidhje e përshtatshme pë rtë shmangur kapjen politike të sistemit.

Pata rastin ti shpjegoj edhe sot bashkëkryetarit të maxhorancës, kryetarit të Kuvendit z Ilir Meta, i cili më kërkoi ndjesë për incidentin e turpshëm të futjes në kalendarin e punimeve në mënyrë të paligjshme të Reformës në Drejtësi si një akt kriminal në kuptimin e falsifikimit dhe një akt kriminal në kuptimin e detyrimit të shqiptarëve të pranojnë pa konsensus, pa garanci një proces që do miratonte në mënyrë të njëanshme dhe me vota të trafikuara një draft të parakorduar dhe jashtë standardeve. Unë e pranoj ndjesën e kryetarit të Kuvendit por sot e gjithë ditën unë jam i bindur se ky ishte një akt politik i shëmtuar i një tentative të turpshme për të deligjitimuar Reformën në Drejtësi. Sikundër, i përsërita në takim,  vendimin tonë tashmë të konsoliduar se nëse kërkohet bashkëbisedim, negocim, vullnet për të gjetur një zgjidhje të përbashkët gjithmonë në përputhje me Komisionin e Venecias, Partia Demokratike ka patur dhe vazhdon të ketë vullnet çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, edhe të dielën, edhe ditën e ditëlindjes time. Sepse kjo është shumë e rëndësishme se një individ apo se një parti politike.

Por që të jetë produkti që kërkon çdo shqiptar duhet me patjetër të përputhet me opinionin final të Komisionit të Venecias dhe për këtë çështje ja çfarë thotë Komisioni i Venecias:

Paragrafi 88.

Me qëllim përgatitjen e tekstit përfundimtar, Komisioni i Venecias i rekomandon autoriteteve shqiptare që t’i kushtojnë vëmendje çështjeve të mëposhtme:

– Nëse palët në procesin politik nuk pranojnë shumicën e cilësuar të kërkuar për anëtarët jo gjyqtarë të KLGJ, KLP, KPK dhe DHSK, ata mund të zgjedhin një sistem proporcional që garanton përfaqësimin e opozitës mes organeve kolektive ose çdo model tjetër të përshtatshëm që do të siguronte ndikimin e opozitës në procesin e përzgjedhjes.

E zezë mbi të bardhë. Ky është arbitri. Për këtë kemi rënë dakord. Ky është autoriteti suprem mbi çdo autoritet tjetër europian apo global për ndryshimet kushtetuese në çdo vend anëtar të Këshillit të Europës. Arbitri ka folur. Partia Demokratike ka zgjedhur, e ka pranuar. Ata që nuk e kanë pranuar është maxhoranca. Ai që nuk e ka pranuar është kryeministri dhe sot e gjithë ditën barra e përgjegjësi për mos-avancimin në fazën tjetër të Reformës në Drejtësi që ka të bëjë me rakordimin e ligjeve, nuk është me atë që ka pranuar çfarë i ka servirur partnerit ndërkombëtar SHBA-ve, BE-së dhe çfarë ka sanksionuar Venecia, por është me atë që nuk e ka pranuar. Kaq e thjeshtë është. Të tjerat janë lojëra politike. Lojëra politike bizantine për të mos thënë ballkanase. Me gjithë respektin për këtë gadishull, për dashurinë e madhe që kam për traditën e moçme shqiptare, unë i përkas një formimi perëndimor. Dhe në bazë të këtij formimi perëndimor dua ti them sot çdo shqiptari që Lulzim Basha, siç e keni njohur në këto 10 vite, është dhe do të mbetet një person konstruktiv, i hapur, dialogues, negociues, i gatshëm për çdo kompromis në bazë të arsyes dhe përgjegjësisë që ka marrë përballë shqiptarëve. Jam totalisht i vendosur për të mos bërë asnjë kompromis mbi parimet që garantojnë moskapjen politike të drejtësisë, parime që nuk i kam shpallur unë por Komisioni i Venecias.

Ndaj, mund të them se takimi i sotëm pati një vlerë si çdo dialog që bëhet jo për sy e faqe por për të kërkuar mbi të vërtetën, rrugët e daljes, rrugët e zgjidhjes. Këtu vlerësoj posaçërisht qendrimin për një reformë në një proces legjitim. Si mund të shkohet në Europë, kush mendon se Europa mund ti hapë dyert një vendi parlamenti i të cilit së pari përjashtohet opozita dhe pastaj trafikohen mandatet?! Aq më shumë në këtë parlament që ka marrë damken e kriminalizimit nga kjo maxhorancë. Kjo është një gënjeshtër e madhe dhe në kurriz të shqiptarëve.

Ndaj sot duke shprehur vlerësimin për këtë qendrim të një procesi legjitim, unë përsëris edhe njëherë thirrjen për angahzim të menjëhershëm që sot, nesër, kurdoherë që pala tjetër të jetë e gatshme për të finalizuar të vetmen pikë që na ndan në miratimin në parim të draftit kushtetues, atë të zgjedhjes së organeve të reja të drejtësisë. Qendrimi ynë mbështetet në rekomandimet e Komisionit të Venecias në opinionin final të tij. Qendrimi ynë është përqafimi i zgjedhjes së ofruar nga Shtetet e

Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian. Sa na takon ne, e kemi thënë fjalën tonë.

Nëse pala tjetër, nuk do ta kapë politikisht drejtësinë, siç mendon sot e gjithë ditën jo çdo demokrat përfshirë kryetarin e tyre dhe çdo opozitar, por jam i sigurtë një shumicë shqiptarësh, për ta vënë në shërbim të shullazëve, habilajve, kokëdhimave, për ta vënë në shërbim të spastrimit të dosjeve të korrupsionit nga CEZ tek aferat e tjera me koncensionet. Nëse me vërtet duan një gjyqsor të pastër nga korrupsioni që mund të hetojnë pa ndikim politik atëhere pse nuk e pranojnë zgjidhjen e ofruar nga Komisioni i Venecias?! Nëse përgjigja në kokën time është e njëjtë siç është në kokën tuaj sepse duan ta kapin politikisht, atëhere ju përsëris sot se Partia Demokratike nuk ka për të qënë pjesë kurrë e atij procesi dhe do ti kundërvihej me çdo mjet e me çdo forcë demokratike si një tentativë për të varrosur republikën e rrënuar nga krimi dhe korrupsioni. Por nëse duan ti provojnë shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar se kjo nuk është axhenda e tyre, bujrum zotërisht të qeverisë, zgjidhjen e keni gati, Venecia ua ka dhënë, ne e kemi pranuar, mbeteni të thoni po vetëm ju.

Korrupsioni në drejtësi është pasojë, produkt, dhe jo shkak i korrupsionit politik ndaj dhe paralelisht me Reformën në Drejtësi në Kuvendin e Shqipërisë minimalisht duhet të jetë në seancë, por shpresoj dhe besoj më përpara kur të miratohen edhe dy propozimet tona për votimin elektronik, biometrik dhe numërimin elektronik. Për këtë çështje, të dy, kryeministri dhe kryetrit i Kuvendit janë shprehur në parim dakord. Ne dhe eskpertët po përpunojmë draftin dhe në rast të një rakordimi për Reformën në Drejtësi, pres që palët bashkarisht të kalojnë edhe këtë amendament të rëndësishëm që ti japë fund procesit të turpshëm të vjedhjes të votës, edhe manipulimit të numërimit dhe tu japë shqiptarëve demokracinë që meritojnë e që zgjedhin me votën e tyre të pandikuar në mënyrë kriminale e të pamanipuluar në procese numërimi të kontestuara.

Këto janë çështjet që diskutova sot me kryetarin e Kuvendit. Uroj dhe shpresoj që të jetë qartësuar edhe ai përsa i përket qendrimeve tona dhe që të përpiqet veç e veç dhe së bashku me ortakun e tij në qeverisje të ngrihet në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë dhe faktorit ndërkombëtar. Se ku e kanë opozitën e vendit, e kanë fare të qartë. Fuqimisht në mbështetje në rekomandimin numër 88 të opinionit final të Venecias. Nuk kërkojmë asgjë më shumë, nuk pranojmë asgjë më pak.

Faleminderit!

Tags: edi rama
Previous Post

Të gjitha detajet e takimit Meta – Basha. Kryetari i Kuvendit kundër “trafikimit të votave”

Next Post

VIDEO/ 42 trëndafilat blu që Meta i dhuroi Bashës për ditëlindje

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

VIDEO/ 42 trëndafilat blu që Meta i dhuroi Bashës për ditëlindje

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.