Kreu i PD, Lulzim Basha, ka përgëzuar qytetarët që i’u bashkuan protestës në shenjë refuzimi, kundër rritjes së çmimit të karburantit.
Sikundër ishte paralajmëruar në orën 11:00, sot ka nisur protesta e opozitës kundër çmimit të naftës. Protestës i është bashkuar edhe Basha, i cili e ka fikur makinën e tij pak para se të dilte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe ka vijuar të ecë në këmbë.
Në fjalën e tij, Basha tha se shqiptarët paguajnë aktualisht çmimin më të lartë të karburanteve në rajon, Europë dhe më gjerë. “Kjo është taksa Rama, e papërgjegjshmërisë dhe arbitrariteti që ka instaluar dyshja Rama-Meta.
Të zbatohet ulja e taksës së qarkullimit. E sotmja është dita e parë e pranverës sëprotestave të qytetarëve, kundër kësaj qeverie që e ka mendjen të mbushë çantat me të ardhurat e shqiptarëve. E sotmja është një ditë historike, është dita e të drejtave të qytetarëve, për një qeverisje të ndershme dhe transparente.
Është hapi i parë, të tjera hapa do të pasojnë kundër kësaj qeverisje oligarkike dhe për ta vënë qeverinë para përgjegjësisë. Ky është hapi i parë i nisjes sëprotestave, për të vijuar për mbajtjen e premtimit për uljen e çmimit të energjisë, për më shumë vende pune, është fillimi i protestave masive”, u shpreh Basha. Më tej, Basha tha se protestat do të vazhdojnë nëse nevojitet edhe deri në ndryshimin e qeverisë.
















