Vlora ka qenë ndalesa e radhës për kryetarin e partisë demokratike Lulzim Basha. Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e këtij qytetit Basha është njohur më nga afeR me problemet dhe vështirësi ekonomike, qe pritet te shtohen sipas opozitës prej rritjes së taksave, energjisë dhe papunësisë. Duke dëgjuar ankesat e qytetarëve të Vlorës, kreu i opozitës ka përftuar për të akuzuar qeverisë se pasi u morën votën qytetarëve nuk duan t’ia dinë më për ta.
Lulzim Basha tha se: “Kjo situatë është rezultat i drejtpërdrejtë i rritjes së taksave, rritjes së paligjshmërisë, rritjes së pandjeshmërisë, faktit që nuk duan t’i dëgjojnë më qytetarët. Ua morën votën dhe s’duan t’i dëgjojnë më”.
Sipas Partisë Demokratikë, qytetarët e Vlorës i kanë bërë të ditur zotit Basha situatën e rënduar ekonomike dhe se në vend të vendeve të punës, zoti Rama hapi burgje.















