“Tani na ve ultimatum, na thotë se kemi 48 ore kohë për t’u bërë në pjesë e fasadës, pjesë e alibisë, pjesë e Teatrit të Kukullave. Kërkon që ligji të shkelet me të dyja këmbët. Përgjigjja ime është kjo: Ke 48 ditë para se të shpallin luftën totale për asgjësimin e Republikës së Vjetër. Mosbindja civile, bashkimi i qytetarëve me çdo mjet paqësor do t’u largojë. Mosbindja civile do shtrihet në çdo qytet në çdo fshat, për të kulmuar në 18 qershor, ku shqiptarët e bashkuar do të rimarrin kontroll fizik të Shqipërisë”., – tha Basha.
Kjo është deklarata më e fortë e Bashës deri më tani, kur duket se maxhoranca nuk e ka në konsideratë protestën e opozitës.
Kjo u duk edhe në zgjedhjen e Presidentit, ku PS-LSI dhe PDIU votuan me 87 vota për Metën në krye të shtetit.






















