Basha u shpreh se Rama duhet t’i hapë rrugë drejtësisë dhe ligjit jo Maliqi.
Ndër të tjera Basha i bëri thirrje ambasadorit amerikan, Donald Lu t’i heqë vizën kryeministrit Rama pasi ka shkelur ligjet amerikane duke paguar 80 mijë dollarë vetëm për të bërë një foto me ish- Presidentin Obama gjatë vitit 2012.
“I bëj edhe njëherë thirrje ambasadorit amerikan që ti heqë vizën Edi Ramës pasi ka shkelur ligjin e fondacioneve duke paguar 80 mijë euro për një foto me ish- Presidentin Obama”, tha Basha.






















