• Latest
  • Trending
  • All

Basha: Rama po bën pazar me konsensusin që kërkon Komisioni i Venecias

15/01/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Basha: Rama po bën pazar me konsensusin që kërkon Komisioni i Venecias

15/01/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Reforma në drejtësi është temë kryesore e zhvillimeve në vend. Mes palëve politike prej ditësh ekziston një ngërç sa i përket draftit që do i paraqitet Komisionit të Venecias.  Opozita kërkon që emërimi i zyrtarëve në sistemin e drejtësisë të bëhet me një votim prej 2/3-ave ndërkohë që  ekspertët e lartë kanë vendosur për 3/5. Kjo është ajo që i ndan palët.

Lidhur me mosarritjen e konsensusit, ka reaguar kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ai ka akuzaur z. Rama se po kërkon të bëjë pazar me konsensusin e kërkuar nga Komisioni i Venecias. Sipas kreut shefit të opozitës qëllimi i Ramës është kapja e sistemit të drejtësisë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Statusi i plotë i z. Basha:

“Kush e quan pazar, konsensusin që kërkon komisioni i Venecias për reformën në drejtësi?

Tregtari i paskrupullt i politikës, spekulanti më i madh i pazareve më të pista në vend, ai që ka bërë pakt me krimin, themeluesi i aleancës së qelbësirave, ai që i zvarritej Nanos dhe i përkuljes Metës kur ia lypte nevoja dhe sa kalonte lumin ngrinte kurthe për ta, politikani që ska mbajtur një fjalë apo një premtim që ditën e parë e deri më sot.

E quan pazar konsensusin, njeriu që futi kriminelët në bashki, zyra publike e Parlament, erdhi me ta në pushtet e ndau pushtetin me ta.

E quan pazar konsensusin për drejtësinë, kumbari i pazareve me doganat dhe tatimet, me shullazët dhe habilajt, me tenderat dhe koncesionet, me papulët dhe carapulët, nushët e beqët.

Konsensusi që kërkon komisioni i Venecias, është rruga që e shpëton drejtësinë nga kapja politike. Konsensusi zhduk pazarin, është e kundërta e tij.

Pikërisht, kësaj i druhet Rama, ky është temjani që e tremb atë.

Sepse një drejtësi e pakapur është problem serioz për këtë që ndau me CEZ-in 600 milionë euro, për këtë që ka dhënë mbi 360 milionë euro koncesione miqve të tij. Është problem drejtësia e pakapur për përgjegjësin e 777 milionë euro vjedhje në tendera, për 400 milionë dollarë që u vodhën vjet në dogana.

Një drejtësi e pakapur do të ishte në anën e Qamil Zelës, Llazi Nasit, Gjovalin Lazrit, Arif Dodës, Bruna Mekës, Mark Brahimajt, Fluturim Cukut e shumë qytetarëve që korrupsioni, padrejtësia, arroganca e qeverisë dhe bandave të Edi Ramës u mori jetën.

E po kështu, një drejtësi e pakapur do të ishte problem për prengët, ndokët, bushët, roshët, pecët, ndonët e cubat e Edi Ramës, për kokëdhimët, tahirët, beqajt, ahmetajt e gjiknurët e për vetë kreun e bandës së 40 hajdutëve.

Dhe një drejtësi e pakapur, do të zhvlerësonte armën diabolike që ka Rama, dosjet dhe shantazhet që mban për aleatin e tij Meta dhe kundërshtarët brenda partisë a të korruptuarit e politikës kudo qofshin.

Kjo është e tmerrshme për Edi Ramën, ndaj ai këmbëngul të kapë me çdo kusht drejtësinë, edhe pse ashtu si Venecia edhe opinioni vendas e ndërkombëtar kërkon të kundërtën.

Referendumi është vërtet një mundësi e shkëlqyer. Referendumi e ka emrin zgjedhje të parakohshme, shansi që qytetarët të cilët me kohë e kanë grisur kontratën me Edi Ramën, të japin gjykimin e tyre përfundimtar për qeverisjen e tij të dështuar, të korruptuar dhe kriminale.”

Previous Post

TABELA E PLOTË/ Ja akset rrugore ku duhet të bëni kujdes nga moti i keq

Next Post

Pse u trembet Meta prokurorëve antikorrupsion

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Pse u trembet Meta prokurorëve antikorrupsion

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.